Forumi i Parë Ndërkombëtar i Smart City në Shqipëri
Instituti Adriapol në bashkëpunim me Universitetin Marin Barleti, nën patronatin e Lartë të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, organizoi Forumin e Parë Ndërkombëtar të Smart City. Eventi u mbajt më 3 dhe 4 Nëntor në Hotel Adriatik, Durrës.
Forumi kishte si qëllim ofrimin e një platformë unike dhe interaktive për diskutime dhe debate sfiduese mbi temën ‘Smart City’, duke krijuar mundësi për të bashkuar institucionet publike dhe të pavarura, organizatat vendore dhe ndërkombëtare. Kjo iniciativë formoi bazën e një bashkëpunimi efektiv duke vënë në praktikë ide inovative mbi teknologjitë e reja të infrastrukturës, teknika projektimi dhe planifikimi që shpien drejt zhvillimit të ardhshëm të rajonit, si dhe integrimin e saj në Bashkimin Evropian.
Tirana Business Park mbështeti Forumin si një nga sponsorët e tij zyrtar. Modeli 3D i këtij projekti unik i shfaqur në këtë ngjarje u vizitua për herë të parë nga Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama dhe Ambasadori Italian në Shqipëri, z. Massimo Gaianni, kryetari i bashkisë së Durrësit, z. Vangjush Dako dhe më pas nga Ministra dhe të ftuar të tjerë, të cilët shprehën se “projekti është një shembull i shkëlqyer se si duhet të jetë një Smart City”.