Gjatë muajit gusht, Tirana Business Park organizoi Kampin e parë Veror për të gjithë ata fëmijë punonjësish që ushtrojnë profesionin e tyre në kompanitë që ngrihen dita ditës brenda parkut.
Të vegjëlve iu dhurua një sezon veror fantastik, pranë gjelbërimit, ajrit të pastër, me lojëra të panumërta kreative dhe aktivitete edukuese rreth historisë, kulinarisë dhe botës së kafshëve.
Për buzëqeshjen e tyre të ciltër, Tirana Business Park vuri në dispozicion facilitetet dhe shërbimet e saj; Restorantin Bones, Kendin e lojerave LindnerLand, pishinën e Mk Hotel Tirana, e gjithçka tjetër që s’garanton vecse kohë cilësore.
Nuk munguan aktivitetet e zhvilluara përtej TBP, si në Kalanë e Prezes, Blerina Farm, Kopshti Zoologjik, Latitude.
Kjo verë për profesionistët e komunitetit tonë, ishte padyshim më e qetë dhe relaksuese.
Mbi të gjitha, një ftesë për një tjetër vit me momente të paharrueshme.