“Duke qenë Parku i parë i Biznesit në Shqipëri, është motivim dhe qëllim për ne, të sigurojmë standart dhe mjedis të qëndrueshëm biznesi. Teknologjia më e fundit, cilësia, produktet dhe shërbimet e përshtatura sipas kërkesës do të sjellin ndryshimin në treg”.
Vizioni
Vizioni ynë është të garantojmë një mjedis cilësor biznesi si dhe të ndikojmë në zhvillimin e biznesit në Shqipëri. Qëllimi ynë primar është “Tomorrow. Now” (E Nesërmja. Tani), që nënkupton të paturit mjedisin e biznesit të së ardhmes, sot.
“Ne kemi vendndodhjen më të mirë të biznesit në Shqipëri. Produktet tona ofrojnë standarde dhe frymëzojnë nga ana profesionale klientët tanë. Ne duam që klientët dhe punonjësit tanë të jenë krenarë që janë pjesë e Tirana Business Park. Për këtë arsye, ne vazhdojmë të jemi të sukseshëm dhe fitimprurës”.
MISIONI
Ne kemi zhvilluar dhe përcaktuar katër fusha strategjike, ku dhe jemi përqëndruar:
Produktet thelbësore
Shërbimet e veçanta
Mjedisi ekologjik
Të qenurit ndryshe (Mendojmë ndryshe/ mendojmë biznes
Duke qenë më të fokusuar në mënyrën se si funksionon biznesi globalisht, vendndodhja jonë është vendi i duhur për biznesin tuaj.
Qëllimet
Kryesojmë me cilësi dhe inovacion
Ne duam të ofrojmë zgjidhjet më të mira në lidhje me cilësinë dhe inovacionin për klientët tanë. Si rezultat, ne japim zgjidhje miqësore ndaj mjedisit sipas Udhëzimeve të Cilësisë Gjermane (DIN Norm).
Ruajtja e Konsumatorëve
Duke mbajtur Produktet dhe Shërbimet tona në standarde të larta, ne duam të krijojmë marrdhënie afatgjata me klientët. Kënaqësia e klientit është faktor kyç i suksesit. Qëllimi ynë është të kemi klientë 100% të kënaqur duke qënë lokacioni numër një i biznesit tuaj. Duke i ofruar komunitetit tonë të biznesit një paketë të përshtatur të plotë shërbimesh dhe produktesh, ata mund të përfitojnë rritje të jashtëzakonshme të rrjetit të tyre.
Faktori i Suksesit – Ekipi
Punonjësit tanë janë shumë krenarë që punojnë për Tirana Business Park dhe që janë pjesë e këtij koncepti të ri biznesi. Ne punojmë si ekip, i cili ka diversitet të lartë në aspektin gjinor, kombëtar dhe të moshës. Vlerat tona të Disiplinës, Inkurajimit, Respektit dhe Besimit po ndërtojnë themelin e biznesit tonë. Besnikëria e punonjësve tanë ndikon në të gjithë biznesin tonë dhe transmetohet tek kompanitë tona, tek klientët dhe partnerët tanë. Jemi të sigurtë se me anë të një marrdhënie besnike mund të kemi gjithnjë sukses të garantuar.