Mon - Fri 8:00 am to 5:00 pm / Hen - Prem 8:00 am - 5:00 pm

TBP do të mundësoj të gjithë klientëve një paketë e cila to mbulojë dhe plotësoj të gjitha nevojat tuaja:

Në ditët e sotme, po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm dhe i nevojshëm sigurimi i një mjedisi pune që ofron një vendndodhje çlodhëse dhe komode. TBP ofron një koncept ekologjik 360° për të gjitha ndërtesat dhe për çdo hapësirë zyre, ku punonjësit dhe klientët tuaj mund t’i largohen zhurmës, ajrit të ndotur dhe stresit të qendrës së qytetit.

Për ne është e rëndësishme që të shkrijmë me kujdes natyrën me biznesin tonë. Në TBP mund të gjeni kushte pune të kënaqshme dhe efikase të rrethuar çdo ditë nga gjelbërimi dhe natyra.

TBP ofron zyra që u përshtaten nevojave të secilit klient. Falë përvojës më shumë se 50-vjeçare në ndërtim të Lindner Group, ne ofrojmë interier dhe standarde evropiane monitorimi dhe vlerësimi, të gjitha këto kundrejt një çmimi fiks qiraje.

Në përshtatje të kërkesave tek ne mund të gjeni ambiente parkimi të volitshme për personelin, klientët dhe vizitorët e kompanisë suaj.

Tirana Business Park ndodhet pranë aeroportit “Nënë Tereza” të Tiranës dhe vetëm 30km nga Porti i Durrësit. Në më pak se 20 minuta largësi nga zonat qendrore të biznesit në kryeqytet.

Pozicioni i përsosur ofron një lidhje të shpejtë me të gjitha pikat e rëndësishme dhe të nevojshme në Shqipëri dhe në të njëjtën kohë ndodhet në një mjedis të gjelbër ekologjik.

Koncepti i menaxhimit të Tirana Business Park është krijuar tërësisht për t’ju shërbyer nevojave të komunitetit. Ekipi i menaxhimit të ambienteve është përgjegjës për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e një mjedisi të këndshëm pune, në mënyrë që përdoruesit rezidentë të ambienteve të arrijnë të fokusohen tek puna e tyre. Parku ofron larmi shërbimesh, prej të cilave veçojmë:

Shërbim sigurie 24-orësh

Shërbim lulishtarie

Transport

Recepsion

Sistem monitorimi CCTV dhe akses i kontrolluar në secilën ndërtesë

Pastrim dhe mirëmbajtje e hapësirave të përbashkëta të jashtme dhe të brendshme

Pastrim i dritareve dhe mirëmbajtje e fasadës

Mirëmbajtje e rrjeteve elektrike dhe të HVAC

Hapësira e Zhvillimit të Projektit do të jetë e dedikuar për zyra, hapësira shërbimesh, hapësira komerciale, pika shërbimi për ngrënie, hapësira magazinimi, hapësira parkimi të brendshme dhe të jashtme si dhe shërbime ndihmëse; ndërsa Hapësira e Shitjes do t’u shërbejë nevojave që mund të lindin, prandaj është një hapësirë elastike ndaj kërkesave të klientëve të TBP.

Një koncept real urbanizmi, arkitekture, peizazhi rrethues dhe infrastrukture për një aktivitet biznesi të cilësisë shumë të lartë. Në TBP arkitektura ekologjike gërshetohet me natyrën, duke u sjellë punonjësve një efekt pozitiv në ekuilibrin mes punës dhe jetës sociale; në të njëjtën kohë, prioritet i lartë i është dhënë shërbimeve dhe lehtësirave fleksibël që ofrohen.

TBP në këtë fazë ofron parkim për të stafin e kompanise tuaj, për klientët dhe të ftuarit në një sipërfaqe prej 10,000 m², në parkimin nëntokësor dhe atë të hapur në ambjetet rrethuese. Gjithashtu në fazat e mëtejshmë TBP do mundësoj dy ndërtesa dedikuar vetëm për parkim.

Krijimi i një rrjeti ndërlidhës është tema më e rëndësishme në zhvillimin e biznesit. Ne si TBP dëshirojmë të kemi një mjedis pune ku mund të takohemi me partnerë të rinj dhe mund të krijojmë partneritete të suksesshme.

Transporti drejt Tirana Business Park sigurohet përmes transportit publik dhe privat; shërbimit taksi dhe transportit të përbashkët me konceptin car pool të cilat lidhin Parkun me qytetin dhe aeroportin.

Prej tetorit 2016 është konfirmuar se Tirana do të ketë një tren që do të lidhë qendrën e qytetit me aeroportin. Stacioni i fundit përpara aeroportit do të jetë pranë Tirana Business Park, i cili do të jetë brenda një distance që mund të përshkohet më këmbë nga ambientet tona.

Orari I autobuzit

Gjetja e ekuilibrit të duhur mes punës dhe jetës sociale është një prej avantazheve më të mëdha që nuk duhen humbur në TBP. Klientët tanë, punonjësit dhe klientët e tyre mund të përdorin ambientet çlodhëse të integruara, si kafenetë, restorantet, parqet dhe sheshet, si dhe parkimet e automjeteve. Të gjitha këto brenda një distance që mund të arrihet lehtë më këmbë. Gjithashtu, në të ardhmen ne do të ofrojmë shërbimet e një kopshti fëmijësh, një qendër mjekësore dhe palestër, si edhe një lavazh për makinat.

MOS HEZITONI TË NA KONTAKTONI

REZERVONI NJË TAKIM TANI

+355 4 4415153