Një punë e mirë është thjesht një punë e mirë! Nuk ka vend për diskutim. Por kur ajo kryhet në hapësira të zymta, aspak komode, ndihet më së shumti si detyrim.
Epo, në Tirana Business Park askush nuk përjeton ndjesi të tillë. Me një vendndodhje ideale, shumë pranë aeroportit “Nënë Tereza” dhe vetëm 23 minuta larg qendrës së Tiranës, Tirana Business Park është gjithçka e kundërt me monotoninë dhe mërzinë.
TBP është motiv, energji e mirë dhe ekzaltim i vazhdueshëm për t’u surprizuar gjithnjë e më shumë nga individualiteti yt dhe puna në grup. Dhe orët që deri dje shiheshin të panumërta, s’janë veçse ingranazhi më i fuqishëm i ëndrrave.
Zyrat në këtë park gjigand e të vetëm biznesi në Shqipëri, i përshtaten çdo kërkese që parashtron biznesi juaj. Ato dallojnë për arredimin modern e karakterin miqësor ndaj natyrës, për fleksibilitetin, ekspozimin ndaj dritës natyrale, sikurse për çdo karakteristikë tjetër që punën e shndërron në kënaqësi të vërtetë.
Për ju skeptikët që doni t’i jepni jetë ëndrrës më të largët, magazinat e TBP janë hapësira që premtojnë zhvillim; të vogla, të mëdha, tejet të aksesueshme, si dhe me facilitete të shumëkërkuara.
Si të mos mjaftonte kaq, ndërveprimi juaj me komunitetin largpamës të biznesit ushqehet me standardin më të lartë gjerman – në çdo sipërfaqe të këtij projekti multi-kompleks, përfshirë këtu sallat e konferencave.
Hiqeni nga mendja!
Vëmendja mbi ju nuk bie vetëm prej një fjalimi të bukur dhe të kopsitur. Një audiencë e vëmendshme fitohet kur konferencat, po qoftë edhe leksionet, seminaret, trajnimet apo eventet, mbahen në salla imponuese dhe gjigande.
Ato të TBP kanë kapacitet nga 18 deri në 400 persona, ndërkohë që spikaten nga tavani akustik, ndriçimi natyral, ekranet ndërvepruese dhe pajisjet e teknologjisë më të fundit.
Hej, rruga drejt suksesit mund të jetë edhe argëtuese.
Të bësh bashkë një kompani të tërë jashtë zyrave, është sfidë më vete. Sfidë që të gjithë e dinë se premton produktivitet dhe kreativitet.
Tirana Business Park ua bën kaq të thjeshtë “retreat”-et! Nga kërcimi dhe ushtrimi i sporteve të ndryshme mes gjelbërimit të skajshëm, për të vijuar me ngrënien e një dreke apo darke të shijshme, TBP është destinacioni që rigjeneron shpirtin e skuadrës.
Thamë se një punë e mirë është thjesht një punë e mirë. Tani na mbetet të theksojmë se një punë e mirë, si askund tjetër, bëhet vetëm në Tirana Business Park.