Menaxheri i përgjithshëm i Tirana Business Park, Z. Georgi Ranchev ka mirëpritur për vizitë në kantierin TBP-së, Ambasadorin Gjerman në Shqipëri, H.E Hellmut Hoffmann, si dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri – Gjermani, Z. Taulant Balla. Ata e shfrytëzuan këtë mundësi për të vëzhguar nga afër ecurinë e punimeve të ndërtimit të TBP-së, duke shprehur edhe një herë, mbështetjen e qeverisë Shqiptare dhe të Ambasadës Gjermane ndaj këtij investimi. Qeveria Shqiptare dhe Ambasada Gjermane do të promovoj më tej investimet Gjermane në Shqipëri, ndërkohë që kanë ftuar dhe investitor të tjerë për të ndjekur shëmbullin e kompanisë Gjermane Lindner Group.