Trajnim mbi Sistemin e Orjentimit, pjesë e Javës së Arkitekturës në Tiranë.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte krijimi i një projekti gjithëpërfshirës informativ mbi Projektimin e Sistemit të Orjentimit në TBP. Në fund të këtij projekti studentët e Design & Art dhe Arkitekturës ishin në gjëndje të paraqisnin variatet të ndryshme të punës së tyre përkundrejt panelit të jurisë, duke ju dhëne mundësia të shfaqnin konceptin e projektit të tyre në mënyre sa më efikase.
Paneli i jurisë përbëhej nga Michael Ulmer, anëtar i Bordit të Lindner Group dhe Drejtor i Përgjithshëm i Tirana Business Park, Enrico Repouz, Creative Director of Steven Leach Associates në Bulgari, Elvan Dajko Drejtor në Metropolis Studio, Zëvendës Drejtor i Institutit për Kërkime dhe Zhvillim në Universitetin POLIS, Marenglen Skendi, Drejtor i Përgjithshëm i GSD Interior Studio, Georgi Ranchev Drejtor i Përgjithshëm i Tirana Business Park dhe i Lindner Immobilien Management EOOD. Grupit të parë fitues Matrix Group – Xhorxho Kita, Reigers Murati dhe Enxhi Çerpia ju dha çmimi “Katër javë praktike”në selinë e Lindner Group në Gjermani.