Tirana Business Park priti Start Up Grind Tirana Summer Party
Startup Summer Party mblodhi komunitetin më të madh të starup-ve në Shqipëri, i cili u organizua nga Startup Grind Tirana, një komunitet që edukon, inspiron dhe lidhe sipërmarrësit Shqiptar.
Axhenda e festes u përmbush dhe me panelin e diskutimit, ku prezent ishte Minstria e Inovacionit dhe Administrimit, Znj. Milena Harito dhe përfaqësuesit e bizneseve si Tirana Business Park, Easy Pay, DM Consulting Services dhe Ikub INFO.
Në këtë feste ku mund të krijoje kontakte të shumta, mund të takoje përfaqësues të komunitetit Tech dhe Startups-ve në një shtet, iniciativat e të cilëve u prezantuan tek pjesmarresit. Ky event kishte si qëllim të mbildhte në një vend të vetëm të gjithë akotrët e komunitetit të Startups-ave dhe të teknologjisë, të inspironte të rijnë dhe të rritur në të qënurit sipërmarrës ku me biznesin dhe idete e tyre të qëndrojnë një hapë para në kohë.