Prezenca mbreslënsëse e TBP në Panairin BELRE 2013
Tirana Business Park ka marrë pjesë si ekspozues në Panairin e Investimeve dhe Pasurive të Paluajtshme në Serbi. Panairi BelRe është e vetmja ngjarje e këtij lloji në Evropën Qendrore e Lindore, e cila shërben si një vendtakim për investitorët, projektuesit, drejtues punimesh të rajonit. Sllogani “Në Qëndër” me qëllim për të riafirmuar Europën Jugë-Perëndimore si një destinacion investimesh, si dhe për të mundësuar mundësi më të mira mbi shkëmbimin e informacioneve, projekteve dhe ideve. TBP u prezantua si vend punë i së ardhmes, projekt i cili është duke u zhvilluar në Tiranë, me vendodhje pranë aeroportit kombëtar.
Tenta e ekpsozitës tërhoqi shumë vëmëndje, duke promovuar TBP si një model të ri biznesi, i cili do ndryshojë në tregun vëndas dhe rajonal mënyrën e të bërit bizines. TBP e ftuar si folëse për të prezantuar tematikën mbi Investimet e Ndërtesave Industriale nga Znj. Blerta vula, Drejtuesja e Projektit të TBP-së, si përfaqësuese e investimit më të madh i drejtpërdrejtë gjerman në Shqipëri, brenda një hapësire prej 22 hektarësh, i cili prek vlerën e 100 milionë euro dhe do krijojë mbi 9,000 vende punë.