Pas Sofjes, Prishtina u zgjodh si ndalesa e radhës, të Tourit Rajonale Road Show ku TBP zbuloi Lindner Group si Investuesin e Ri Imobilar. Ky aktivitet u organizua si një prezantim të projektit të TBP-së dhe të projektit “Investo në Shqipëri” paneli diskutimi i përbërë nga znj Eneida Guria – CEO i Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe, z.Gjergj Filipi – Ekspert i Ekonomisë, Drejtor i Insitituti Kërkimor AGENDA, Z. Valdrin Lluka – CEO i Agjencisë për Promovimin e Investimeve të Kosovës (APIK) dhe Z. Carsten Conrad – Menaxher i Përgjithshëm i TBP-së. Paneli diskutoi mbi klimën e investimeve në Shqipëri, Kosovë dhe në rajon, si dhe tendencat pozitive që kanë motivuar familjen Lindner për të investuar kapitalin në varg prej € 100 milion në Shqipëri, për zhvillimin e projektit Tirana Business Park.