Pas suksesit të jashtëzakonshëm në Serbi, Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë, Azerbajxhani dhe Gjeorgji, ngjarja më e madhe e marketingut në Evropë erdhi në Shqipëri në 24 Shkurt 2014, me një klasë mjeshtërie të lartë duke ofruar tendencat më të fundit, sfidat dhe problemet në tregun e marketingut dhe industrisë së komunikimit në rajon ndërkombëtar. Ngjarja është mbajtur nën kujdesin e dalluar të Tirana Business Park (TBP), dhe u organizua nga P-World e cila solli në Tiranë ish-sekretarin privat të Princesh Dianës Z. Patrick Jephson, Steffen Ruebke Presidentin dhe Drejtorin e përgjithshëm të Henkel Beauty Care, Marvin Liao ish Drejtori Komercial i Yahoo i cili aktualisht është Marketing “Guru” për Silicon Valley dhe Jonathan Wilson, Pedagoge e Marketingut dhe Komunikimit në Universitetin e Greenwich, Mbretëri e Bashkuar. Ky aktivitet u ndoq nga shumë përfaqësues dhe koorporta nga tregu i Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, etj.