Tirana Business Park, investimi i Kompanisë Gjermane Lindner Group në Shqipëri, mikëpriti Konferencën e 8-të Ekonomike Gjermano-Shqiptare të mbajtur më 8 Korrik, 2015. Tema kryesore e konferencës, “Shqipëria – Vendi për prodhim, tregti dhe shërbim”, u diskutua gjatë paneleve përkatëse, me folësit kryesor si, Z. Rainer Baake – Sekretari i Shtetit, Ministria Federale e Ekonomisë dhe Energjetikës, Z. Arben Ahmetaj – Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, z Rolf Castro-Vasquez – Kryetari i DIHA, z. Michael Ulmer – Anëtar i Bordit të Lindner Group dhe Drejtor i përgjithshëm i TBP, Ministrat Edmond Haxhinasto dhe Damian Gjiknuri etj.
Kryeministri i Shqipërisë, z Edi Rama dhe Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Dr. Angela Kancelaria Angela Merkel në vijim të fjalimeve të tyre e mbylli me sukses Konferencën e 8 Ekonomike Gjermano-Shqiptare.