Çfarë fjalësh këni mundësi të përdorni kur ju pyesin të përshkruani vendin ideal të punës?
Urdhëroni një përshkrim të shkurtër:
Gjithcka vërtitet rreth dëshirës për tu ndjerë rehat në një ambjent në të cilin ju mund të keni mundësinë të shpalosni kreativitetin dhe potencialet tuaja më të mira përgjatë një jave të ngarkuar, gjithcka që një qëndër biznesi mund t’iu ofroje, siç është Tirana Business Park.
Si pasojë e rritjes së dukshme të numrit të SME-ve në Shqipëri, të numrit të kompanive të mëdha si dhe gjithashtu të rritjes së përqindjeve të investimve të huaja; është rritur dhe numri i përdorimit të ndërtesave si ambjent zyre në qëndër të qytetit.
Shqipëria ka si tendencë të jetuarit në qëndër, të konsumuarit një kafe në zonën e Bllokut (e njohur si ish banesa e familjes së Enver Hoxhës, Diktatorit të Shqipërise përgjatë periudhës 50 vjeçare si dhe të familjeve të tjera si bashëkpuntorët e tij më të ngushtë – Ministra, Officera Sigurie, etj).
Rritja e investimeve të drejtpërdrjeta të huaja si dhe investimeve Vendase (duke patur si burim kryesorë remitancat/ bizneset vendase) ka sjellë zhvillim të shpejtë në zhvillimin e pasurive të paluajtshëm në treg këto 20 vite të fundit – pavërisht problemeve me të cilat mund të përballen me pronat, probleme që janë trashëguar që nga periudha e diktaturës.
Investimi më i madh i – deri-tanishëm – investitorit Gjerman në Shqipëri, Lindner Group, do të shënjojë në tregun e pasurive të paluajtshmë në vend. Parku më i madh i biznesit që po ndërtohet në vend do të sjelljë një ndryshim në mënyrën se si biznesit operojnë në vend. Me një vendodhje vetëm 12 km larg qëndrës së qytetit, një qytet i cili numëron rreth 1.5 million banorë.
Perse zgjodhët Shqipërinë për të implemtuar këtë projekt të madhë?
Po, është një projekt i madh. Unë jam Drejtori i Përgjithshëm si dhe Investitori. Ne jemi një familje duke investuar në pasuri të paluajtshme. Filluam të investojmë në projekte të rangut të lartë në Europën Perendimore që prej 20 vite më parë; në Sllovaki, Hungari, Bullgari. Ne ngritën një park buzinesi , me 17 ndërtesa, duke krijuar një qytet jashtë qytetit, projekte të ngjashme me ketë në Tiranë.
Përse zgjodhët Shqipërinë?
Për arsye të shumta, sepse Shqipëeria është kjo që është. Është një tret, jo si tregjet e mëdha por e rrethuar nga një zonë që mund të zhivllohet ketu. Keni një rrugë Ndërkombëtar e cila lidh Kosoven më Shqipërin në një kohë të shkurtër. Ne e shohim Shqipërine si një ndër ekuibatorët më të rijnë.
Europa është duke u rritur gjithnjë edhe më shumë dhe rajoni i Ballaknit në përgjithësi nuk është i zhvilluar dhe Shqipëria mund të jetë një pjesë e puzzle-it që mund të sjelle vendet e rajonit se bashku, si Montenegron, Kosoven akoma edhe Italinë.
Ju keni implementuar projekte të ngjashme në Sofia të Bullgarisë. A mund të më thoninësë kanë rezultuar të sukseshme? Nëse po, cilët kanë qënë arsyet kryesore ose çfarë strategjie keni aplikuar gjatë suksesit të tyre?
Arsyet nuk janë shumë të thjeshta. Askush në ketë planet nuk mund të fajësohet. Nesë aplikoni politika që janë të themeluese dhe stabilizuese, në termat si njerëze për njerëzit e biznesit . Ne filluam qiramarrjen që para 20 viteve. Zhvilimi qëndron në vetë parkun e biznesit dhe krijon kontakte brenda vetë parkut, ato bëjnë biznese sëbashku. Do kërkoj kohën e vetë, por kjo është receta jonë. Më e rëndësishmja për ne është të lëhtësojme procesin që njerëzit të bjenë biznes.
Perveç qëllimeve fitimpruese të këtij investimi, cili është qëllimi dytësor i rëndësishëm të investimit të Tirana Business Park?
Qëllimi ynë nuk është të bëjme para në mënyrë të shpejtë. Ne nuk jemi këtu për të ndërtuar dhe zhvilluar por për të qënë pranë projektit tonë. Duke qënë se parku është me vendodhje jashtë qytetit, ne zhvillojmë njëkohësishtë dhe zonën përqark për punonjësit, infrastrukturën, në mënyrë që jo vetëm bizneset brenda parkut të këne mundësinë e përdorimit, por gjithashtu edhe banorët vëndas. Në fund të ditës, është një projekt që merr dhe jep. Ky është një investim afatgjatë në një vënd që ende nuk është zhvilluar.
Perse pranë aeroportit?
Ka shumë arsye. Qëndra është një vend i mirë për bizneset, por sinergjia në punë, i cili është dhe qëllimi ynë, nuk mund të ndodh në qëndër të qyetit.
Një arsye tjetër është për shkak se kompanitë e huaj nuk kanë interes të bëjnë bizines në qëndër të qytetit, sigurisht që ato duan të shohin qytetin, por njerëzit nuk kanë kohë për të humbur në ditët e sotme në trafikun e qytetit, ato duan përqëndrim në procesin e tyre të punës.
Parku është i rrethuar me gjelbërim dhe një ndër synimet tona është që njerëzit të ndihen mire në vëndin e tyre të punës. Ne do kemi një park përballë vetë parkut, ku punonjësit të mund të shplodhen dhe të thithin ajër të pastër. Sigurisht, ky lloj projekti nuk mund të implementohet në qëndër të qytetit.
Një arsye tjetër e rëndësishme se përse ne ndërtojmë parqe pranë aeroportit ndërkombëtar të Tiranës është për arsye se rruga e cila ju dërgon nga Tirana në Rinas është duke u zhvilluar shumë shpejtë, duke qënë se shume kompani kanë ndërtuar zyrat kryesore të kompanive të tyre aty.
Unë mendoj se qyeteti në një farë mënyrë do të lëviz i tëri këtu në të ardhmen e afërt.
A mendoni se Tirana është gati për një projekt të kësaj natyre, meqë do krijojë një qytet brenda qytetit?
Tirana zyrtarisht numëron 1.3 million banorë dhe mendojë që është gati për një projkt të tillë. Të marrësh zyra me qira në qendër të qytetit është e kushtueshme dhe filozofia jonë është që kompanitë do të kenë mundësinë të marrim më qira zyra me çmime më të ulta në Tirana Business Park dhe të shijojnë zonën përqark dhe të jenë brënda komunitetit të biznesit në të njëjtën kohë.
Kompanitë Shqiptare më së shumti kanë zyrat e tyrë qëndrore në qëndrat e qyteteve, duke e konsieruar këtë si vitrinë pushteti dhe si reputacion të madhe për kompaninë e tyre.
A mendoni që do jetë një punë e lehtë për të bindur këto kompani të lëvizin në periferi?
Është çështje balance të mendimeve të tyre. Është një kombinin i të gjithave gjëra të sipërpërmendura . Një arsye është çmimi. Ky ka qenë thelbi i filozofisë sonë. Parku ka standarte të Europës Perendimore që kompanitë në qëndër nuk mund të ofrojnë. Në Sofia ne jemi rreth 12 km larg nga qyteti dhe pranë aeroportit. Kur ne filluam të investojmë kishte vetëm një ndertëse banimi dhe tani mund të shikoni gra me fëmijë të vijnë në parkun tonë përgjatë fundjavës. Të shpresojmë që njerëzit do të mësojnë të jetojnë jashtë qytetit. Njerëzit mund të përshtaten këtu mjaftueshëm mirë.
Si e shikoni tregun e pasurive të paluajtëshme në Shqipëri? A është një treg fitimprues për të investuar në të?
Të jemë i sinqertë, na u desh shumë kohë për të marrë vendim e të investuarit në Shqipëri. Ne menudam se nuk ishte shumë e sigurt investimi në Shqipëri, sepse menduam se do hasnin pengesa përgjatë investimit këtu. Njeri prej tyre është korrupsioni dhe paqëndrueshmerja politike dhe problemet në lidhje me të drejtën e pronës. Por unë i patë këto mendime dhe besime para se të vija këtu, sepse tani kemi themeluar një investim prej 100 million Euro. Ne gjithashtu nuk kishim ndonjë filial tjetër këtu e cila mund ta kishtë bërë më të lehtë për ne për të filluar investimin.
Ne nuk kemi paguar asnjë cent askujt, kemi ndjekur rregullat dhe ligjet e shtetit. Të duhet një frymarrje e thellë, por në fund të ditës mund të funksionoj.
A është Shqipëria një vënd për të investuar?
Po, pa asnjë dyshim.
Çfarë do ti thonit investitorëve Gjerman ose kompanive që nuk kanë informacion të mjaftueshëm në lidhje me Shqipërinë dhe të përpiqen të vijnë këtu?
Do ju thoja tre gjera:
Si do e promovoni Tirana Business Park në Shqipëri dhe tek kompanitë e huaja?
Është me e lehtë të bindësh kompani ndërkombëtare për të patur kompanite e tyre këtu. Ata duan të dinë se cilët janë përfitimet e tyre e të qënurit këtu, kostot e prodhimit, kostot e punës, etj. Ty të nevojitet ti bindësh ato që është që gjithçka është e mundur këtu. Është tepër e rëndësishme të paturit diçka përtej këtyre arsyeve; ata kanë nevojë për dikë të cilin mund ta besojnë. Ky është përkushtimi ynë. Ty të nevojitet të indentifikosh parametrat dhe profiling e kompanisë dhe t’iu japësh atyre atë që ato kanë nevojë. E njëjta proçedurë do përdoret edhe për kompanitë Shqiptare.
Një ndër gjërat e rëndësishme për tu kuptuar është e tregut Shqiptarë; na duhet të kuptojmë metalitetin Shqiptare dhe të këmi një dallim ndërmjet Shqiptarëve dhe Italianëve, ose Shqiptarëve dhe Sërbëve, etj.