Ky aktivitet mblodhi përsëri aktorët kryesorë rajonalë nga e gjithë industria e energjisë, si nga sektori privat ashtu edhe publik, duke trajtuar çështjet kyçe me të cilat ballafaqohet zhvillimi i tregut të energjisë. Në konsideratë kryesore ishin tema të tilla si: Rajoni i SEE-së: Perspektiva e ardhshme; Zhvillimet e tregut të gazit dhe naftës; Rrjetin e Energjise Elektrike, Çmimi, Tregtia; Efiçienca e Energjisë dhe Energjia e Rinovueshme; Zhvillimi i Sektorit Financiar.