TBP në bashkëpunim me Grupin Energo në 3 prill 2014 organizoi Ditën e ndërtimin të gjelbërt në Tiranë – LEED® Showcase. Ngjarja është zhvilluar nën mbështetjen dhe praninë e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Z. Alexander A. Arvizu, Zëvendës Ministëri i Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, Ilir Bejtja, Zëvendës Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Z. Gjon Radovani, kryetarët e Dhomave Ekonomike në Tiranë, ekspertë të fushës dhe shumë të ftuar të tjerë.
Qëllimi i Ditës së Ndërtetimit të Gjelbërt – LEED® SHOWCASE në Tiranë ishte që të ofrojë një pasqyrë të ndërtesave të domosdoshme mjedisore, paradigmë e projektimit të integruar,etj. U shpjegua qëllimi i çdo kategorie LEED, duke identifikuar praktikat më të mira, në lidhje termat dhe konceptet kryesore. Nëpërmjet këtij aktiviteti, TBP gjithashtu bëri një hap përpara, në promovimin e Shqipërisë si një vend i cili ka filluar me sukses ciklin e ndërtimit të gjelbër, duke theksuar strategjitë dhe teknikat më të mira të ndërtimit.