Kompania Gjermane Lindner Group dhe Tirana Business Park gjatë cerominisë së themeleve, të projektit Tirana Business Park, shënuan fillimin e Fazës së parë të Ndërtimit të një prej investimeve direkte Private Gjeramane më të medha në Shqipëri. Lindner Group i Gjermanisë, së bashku me Ambasadoren Gjermane në Shqipëri, Carola Mueller Holtkemper; Kryeministrin Sali Berisha, në prani të Ministrit të Ekonomisë, Edmond Haxhinasto; Zëvendës Kryetarja e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku, dhe më shumë se 200 të ftuar – përfaqësues të kompanive Shqiptare dhe Gjermane, festuan fillimin e këtij projekti të rëndësishëm.
Folësit:
Sali Berisha, Kryeministër i Republikës së Shqipërise
Carola Müller-Holtkemper, Ambasadorja Gjermane në Shqipëri
Carsten Conrad, Menaxher i Përgjithshëm i Tirana Business Park
Michael Ulmer, Menaxher i Përgjithshëm i Tirana Business Park