Strategjia

“Duke qenë Parku i parë i Biznesit në Shqipëri, është motivim dhe qëllim për ne, të sigurojmë standart dhe mjedis të qëndrueshëm biznesi. Teknologjia më e fundit, cilësia, produktet dhe shërbimet e përshtatura sipas kërkesës do të sjellin ndryshimin në treg”.

Vizioni

Vizioni ynë është të garantojmë një mjedisë cilësor biznesi si dhe të ndikojmë në zhvillimin e biznesit në Shqipëri. Qëllimi ynë primare është “Tomorrow. Now” (E Nesëmja. Tani), që nënkupton të paturit mjedisin e biznesit të së ardhmes, sot.

“Ne kemi vendodhjen më të mirë të biznesit në Shqipëri. Produktet tona ofrojnë standard dhe frymëzojnë nga ana profesionale klientët tanë. Ne duam që klientët dhe punonjësit tanë të jenë krenarë që janë pjesë e Tirana Business Park. Për këtë arsye, ne vazhdojmë të jemi të sukseshëm dhe fitimprurës”.

Qëllimet

1. Kryesojmë me cilësi dhe inovacion

Ne duam të ofrojmë zgjidhjet më të mira në lidhje me cilësinë dhe inovacionin për klientët tanë. Si rezultat, ne japim zgjidhje miqësore ndaj mjedisit sipas Udhëzimeve të Cilësisë Gjermane (DIN Norm).

2. Ruajtja e Konsumatorëve

Duke mbajtur Produktet dhe Shërbimet tona në standarde të larta, ne duam të krijojmë mardhënie afatgjata me klinetët. Kënaqësia e klientit është faktor kyç i suksesit. Qëllimi ynë është të kemi klientë 100% të kënaqur duke qënë lokacioni numër një i biznesit tuaj. Duke i ofruar komunitetit tonë të biznesit një paketë të përshatur të plotë shërbimesh dhe produktesh, ata mund të përftojnë rritje të jashtëzakonshme të rrjetit të tyre.

3. Faktori i Suksesit - Ekipi

Punonjësit tanë janë shumë krenarë që punojnë për Tirana Business Park dhe që janë pjesë e këtij koncepti të ri biznesi. Ne punojmë si ekip, i cili ka diversitet të lartë në aspektin gjinor, kombëtare dhe të moshës. Vlerat tona të Disiplinës, Inkurajimit, Respektit dhe Besimit po ndërtojnë themelin e biznesit tonë. Besnikëria e punonjësve tanë ndikon në të gjithë biznesin tone dhe transmetohet tek kompanitë tona, tek klientët dhe partnerët tanë. Jemi të sigurt se me anë të një mardhënie besnike mund të kemi gjithnjë suksese të garantuar.

Misioni

Ne kemi zhvilluar dhe përcaktuar katër fusha strategjike, ku dhe j jemi përqëndruar:

  • Produktet thelbësore
  • Shërbimet e veçanta
  • Mjedisi ekologjik
  • Të qenruit ndryshe (Mendojmë ndryshe/ mendojmë biznes)

Duke qenë më të fokusuar në mënyrën se si funksionon biznesi globalisht, vendndodhja jonë është vendi i duhur për biznesin tuaj.