Shërbimet e menaxhimit të ambienteve

Koncepti i menaxhimit të Tirana Business Park është krijuar tërësisht për t'ju shërbyer nevojave të komunitetit. Ekipi i menaxhimit të ambienteve është përgjegjës për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e një mjedisi të këndshëm pune, në mënyrë që përdoruesit rezidentë të ambienteve të arrijnë të fokusohen tek puna e tyre. Parku ofron larmi shërbimesh, prej të cilave veçojmë:

  • Shërbim sigurie 24-orësh
  • Shërbim lulishtarie
  • Transport
  • Recepsion
  • Sistem monitorimi CCTV dhe akses i kontrolluar në secilën ndërtesë
  • Pastrim dhe mirëmbajtje e hapësirave të përbashkëta të jashtme dhe të brendshme
  • Pastrim i dritareve dhe mirëmbajtje e fasadës
  • Mirëmbajtje e rrjeteve elektrike dhe të HVAC