Infrastruktura

Hapësira e Zhvillimit të Projektit do të jetë e dedikuar për zyra, hapësira shërbimesh, hapësira komerciale, pika shërbimi për ngrënie, hapësira magazinimi, hapësira parkimi të brendshme dhe të jashtme si dhe shërbime ndihmëse; ndërsa Hapësira e Shitjes do t'u shërbejë nevojave që mund të lindin, prandaj është një hapësirë elastike ndaj kërkesave të klientëve të TBP.

Një koncept real urbanizmi, arkitekture, peizazhi rrethues dhe infrastrukture për një aktivitet biznesi të cilësisë shumë të lartë. Në TBP arkitektura ekologjike gërshetohet me natyrën, duke u sjellë punonjësve një efekt pozitiv në ekuilibrin mes punës dhe jetës sociale; në të njëjtën kohë, prioritet i lartë i është dhënë shërbimeve dhe lehtësirave fleksibël që ofrohen.