Mon - Fri 8:00 am to 5:00 pm
Në Tirana Business Park ne kuptojmë nevojat e klientëve tanë. Duke ndjekur këtë princip thelbësore ne kemi zvhvilluar produkte inovative për vendodhjen tuaj të re dhe të shkëlqyer të punës. Si një qytet brenda qytetit TBP ju ofron:

PRODUKTE

  • ZYRA / CO.WORKING
  • SHITJE
  • Salle konferencash
  • MAGAZINA
  • mk | hotel tirana

ZYRA / CO.WORKING

size: TBP
Tirana Business Park është vendi kryesor për hapësirën tuaj të zyrës. Zyrat janë të rrethuara 360 ° brenda një ambienti të gjelbër në një vend të shkëlqyeshëm biznesi. Hapësira juaj e ardhshme fleksibile integron standardet gjermane, teknologjinë, sigurinë, komoditetin, efiçencën e energjisë, në mënyrë që të sigurojë produktivitet dhe mjedis me kosto efikase të punës. TBP ofron zgjidhjen ideale për çdo kërkesë të ndërmarrjes.

Hapësira Co.Working në TBP ju lejon anëtarëve të tij të lëvizin në hapësira të tjera përgjatë ditës, të marrin pjesë në një takim, të dëgjojnë një fjalim gjatë një event ose të bashkëveprojnë me anëtaret e tjerë në hapësirën e përbashkët që ndajnë. Prandaj sill kompjuterin, celularin, një vazo me lule dhe behu gati për punë! Shërbim i plotë i përfshire, duke filluar që nga një pozicion punë.

Broshura Zyra (PDF)

SHITJE

size: TBP
Cilatdo qofshin kërkesat tuaja, Tirana Business Park është zgjedhja parësore për bizneset e reja dhe në rritje, që kërkojnë njësi të vogla shitje por me ambiente të mëdha. Mjedisi unik i TBP i jep mundësinë bizneseve të rriten duke i mbështetur me pajisje të përparuara, të cilat firmat e suksesshme i përdorin në përditshmërinë e tyre.

Salle konferencash

size: TBP
Në varësi të kërkesës tuaj, TBP ofron Sallën Berlin, Tirana dhe Sofia për organizim konferencash, eventesh, pikëtakimesh, trajnimesh dhe ngjarje të tjera. Sallat Berlin dhe Tirana janë të pozicionuara në katin zero të Ndërtesës 07, të projektuar posaçërisht për konferenca.

Sallat përmbajnë nga 60-70 deri në 350 vende të cilat lëhtësisht ju përshtaten kërkesave tuaj dukë ofruar shërbim të plotë. Këto hapësira kanë dritë natural të depërtueshme nga dyshemja tek dritaret, ku spikasin standartet e Europës Perendimore, siç janë: tavan akustik, ndriçim, ekrane ndërveprues përshtur për prezantime të ndryshme kreaktive nepërmjet PC, laptopit ose paisjeve telefonike, etj.

Broshura Vendtakime (PDF)

MAGAZINA

size: TBP
Zyra Virtuale e TBP është produkti më i ri i cili është zhvilluar brënda rritjes reale të komunitetit profesionale duke dhëne të gjithëve mundësinë për të patur një adrese profesionale në vendin e duhur. Adresa juaj e kompanisë mund të përdoret për të pranuar, dërguar ose përçuar letra nëm emrin e kompanisë tuaj, duke lënë përshtypjen e duhur dhe duke u diferencuar në treg. Recepsioni ynë, mund të marrë dhe firmos porositë e juaja dhe të mundësoj marrjen dhe dërgimin e porosisë tek ju.

Nëpërmjet Zyrës Virutale të TBP-së ju mund të këni akses gjithashtu në dhomat e takimeve, sallat e konferencave dhe në zyrat për takim bazuar në kërkesën tuaj të përdorimit (kohëzgjatjen, ditën ose javën), si dhe të marrjes me qira brenda një kohë të shkurtër.

mk | hotel tirana

size: TBP
Hoteli më i ri me 5 Yje në qytet!
mk | hotel tirana ofron shërbim akomodimi me standart të lartë, me pishinë, xhakuzi, Restorant Bones, gjelbërim dhe ndodhet pranë aeroportit në Tirana Business Park!

Ne e duam Tiranën sepse në Gadishullin Ballkanik është një qytet që mahnit të gjithë me mikpritjen e saj, kulturën, diversitetin dhe argëtimin. Natyrë e paprekur, plazhe të bukura me rërë, liqene dhe male të thepisura - Shqipëria është shumëdimensionale dhe këshillohet për tu vizituar nga expertë të brendshëm.
Ushqimi i mirë dhe jeta e gjallë e Tiranës po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë!

Visito website >>

MOS HEZITONI TË NA KONTAKTONI

REZERVONI NJË TAKIM TANI

+355 4 4415153